Dy modelet e famshme shqiptare, njëkohësisht dhe mikesha të ngushta prej disa vitesh, Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu nuk lanë gjë pa thënë për njëra-tjetrën në “E Diell” edhe pse në kuadrin e humorit.

Shaka, shaka, por Kristina na i tha ca “defekte” të Adrolës!

Adrola i bën të gjitha paratë rrush e kumbulla duke blerë rroba. Edhe pse Kristina është munduar t`a mbajë kuletën herën e fundit që të mos joshet nga dyqanet, Adrola sërish e ka gjetur një zgjidhje. I ka marrë lekët borxh dhe ka bërë shopping.

Edhe pse Adrola Dushi ruan linjat perfekte për hir të profesionit të modelingut, ajo nuk tregon fare kujdes për ushqimin. Ha çfarë t`i dalë përpara! Hamburgerat, patatinat, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër që konsiderohet i pashëndetshëm, Adrolës i shijon kaq shumë sa s`ka të shkojë!

Eh sa vajza do të donin të ishin në vendin tënd moj Adrola!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel