Rreth 80% e popullsisë së Malësisë së Madhe merret me kultivimin e sherebelës. Paketa e re fiskale ka hequr rimbursimin e TVSH-së nga 20 në 6%. Sikur të mos mjaftonte vendimi i qeverisë nga përjashtuar nga skema e subvencionit edhe kultivuesit e bimëve mjekësore.

“Skema e re e TVSH-s; po na fundos, do ta braktisim tokën dhe vendin”, thonë fermerët.

Ded Stekaj, ish-pronar fabrike që përpunonte bimë medicinal, të cilat më pas eksportoheshin në Amerikë. Prej tre muajsh i ka vënë kyçin kësaj fabrike.

Para 1 janarit, Sherebela kushtonte 150 kilogrami, ndërsa tani pas miratimit të paketës së re fiskale sherebela kushton 120 lekë, por një çmim të tillë fermerët e refuzojnë.

“Mungon lënda e parë sepse çmimi është rritur 150 lekë të reja. Fermerët kërkojnë 20%, në këtë na e ka ulur shteti në 6%. fermerët nuk japin më 150 lekë, ne nuk kemi leverdis ta marrim më këtë çmim”, shprehet Ded Sterkaj Ish-grumbullues.

Në vitin 2018 Shqipëria ka arritur 45 milionë dollarë eksporte. Industrialistët thonë që skema e re e TVSH-së do t’I përjashtoi ata nga tregu botërorë.

“Para tre ditësh kolegët e mi kanë filluar të marrin sherebelë nga Mali i Zi. Ne po bëjmë kontrata nga Bosnja Hercegovina të cilët mbështetën nga shteti. Tregu botëror është i ndjeshëm ata do të gjejnë konkurrentë të tjerë ku të marrin sherebelën”, tha Xhevit Hysenaj, kryetari i Shoqatës EPCA.

Sipas grumbulluesve dhe fermerëve në gjë e tillë është reflektuar tek interesi i fermerevë që kanë për tokën, ata kanë filluar të braktisin kultivimin e bimëve mediciale.

Top Channel