Kombëtarja Shqiptare e futbollit për moshat deri në 19 vjeç barazoi ndaj rivalëve nga Maqedonia e veriut në miqësoren e zhvilluar në Korçë.

Kuqezinjtë e vegjël nuk arritën të imponohen ndaj fqinjëve në stadiumin e Skënderbeut duke mbyllur 90 minutëshin në barazim 1-1.

Todorovski prishi ekuilibrat duke i dhënë miqve avantazhin, por maqedonasit nuk e mbrojtën dot këtë më shumë se një pjesë.

Kombëtarja e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Nevil Dede barazoi me Brojën pas pushimit, në një ndeshje që shërbeu për të rikonfirmuar elementë cilësorë për të ardhmen.

Top Channel