Kombëtarja Shqiptare po mundohet të lërë pas krahëve humbjen me Turqinë, që u pasua me shkarkimin e Panuccit dhe po mendon për transfertën e të hënës ndaj Andorrës.

Në konferencën e sotme për shtyp, para gazetarëve u shfaq fantazisti beratas Myrto Uzuni, i cili pavarësisht humbjes, ishte nga më të mirët e kuqezinjve dje.

Sa të zhgënjyer jeni nga humbja dje?
Kemi bërë një pjesë të parë deri diku e mirë. Na penalizoi fakti që nuk finalizuam rastet që na u dhanë. Pjesa e dytë, pse ajo lojë e dobët? Luanim në shtëpinë tonë dhe gjej rastin t’i falënderoj tifozët tanë që ishin të shumtë. Ai gol i dytë na penalizoi shumë. Donim të merrnim rezultat pozitiv, pasi luanim në fushën tonë.

Si e pritët lajmin për shkarkimin e Panuccit?
Normalisht që ndihem pak keq, por ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush jep në fushë, normalisht që do të luajë. Na kanë thënë që duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht. E mësuam sot në mëngjes largimin e trajnerit. Nuk dua të flas për këtë temë.

Si e shikoni ndeshjen me Andorrën?
Kemi bërë një hap dje, këtë fitore e kemi detyrim. Nëse nuk fitojmë, atëherë jemi jashtë gare. Gara për vendin e dytë nuk ka mbaruar ende, pasi ishte thjesht një ndeshje.

Top Channel