Pas fjalës së Erjon Veliajt, që shpalli rikandidimin për një tjetër mandat, para publikut doli kryeministri Edi Rama, i cili numëroi punët e mira të bëra në kryeqytet dhe premtoi mbështetje shumë më të madhe për 4 vitet e ardhshme.

“PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i vjetër në bosht, të terët, aleatët, si kioskat e rritura në vite, anash, shtesë pas shtese, që kishin zënë pamjen parkut të Tiranës. Ky qytet qenka është mishërimi i forcës transformuese, edhe boshllëqeve tona pa dyshim, por edhe shumë defekteve që duhen ndrequr, provë e dallimit të madh nata me ditën mes nesh, të atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga ana e tyre, ose e ka harruar natën e tyre se çfarë ishte, kur ata kishin në dorë vendin dhe Tiranën”, tha Rama.

Kryeministri nuk i kurseu lavdet për punën e mirë të bërë me sheshin Skënderbej, të cilin e quajti një “kryevepër urbanistike”, ndërsa foli edhe për teatrin Kombëtar, duke premtuar ndërtimin e godinës së re.

“Sheshi Skëndërbej sot është kryevepër urbanistike e konfirmuar ndërkombëtarisht, duke marrë vlerësime të larta në gazetat e mëdha të botës, por muzeu historik është fantazmë e së shkuarës mu në mes të sheshit, opera kantier që këtë vit do të hapë dyert. Teatrin e ri kombëtar, që do të ndërtojmë me se s’bën e për turpin e atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë, ne do ta bëjmë një tjetër kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarisht”, tha kryeministri Edi Rama.

Top Channel