Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Erjon Veliajt si kandidat edhe për një tjetër mandat në kryeqytet, kryeministri Rama nuk ngurroi të sulmojë edhe median, të cilën e cilësoi kazan.

Rama krahasoi portalet e televizionet me Sharrën e dikurshme, që helmonte kryeqytetin, apo me Porto Romanon, ku grumbullohen mbetjet në Durrës.

“Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë. Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson. Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”, tha ndër ët tjera Rama.

Top Channel