Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar njëmbëdhjetë persona pas dyshimeve për planifikimin të sulmit terrorist islamik. Këta persona kishin planifikuar të vrasin sa më shumë “jobesimtarë” duke përdorur një veturë dhe armë, thanë autoritetet.

Një 21-vjeçar nga Offenbach afër Frankfurtit dhe dy vëllezër 31 vjeçar nga Wiesbaden, janë të dyshuarit kryesor për organizim të sulmit.

“Ata kishin zhvilluar kontakte me posedues të armëve, kishin marrë me qira një veturë të madhe si dhe kishin mbledhur fondet për të paguar armët dhe planin e vrasjeve”, tha një zyrtar për informim nga zyra e prokurorit.

“Të dyshuarit janë në mes të moshës 20 dhe 42 dhe shumica janë të kombësisë gjermane”, shtoi ai. Policia ka konfiskuar 20,000 euro si dhe thika, substancë narkotike, dokumente dhe mjete elektrike.

Gjermania ka qenë në alarm pas sulmeve të xhihadistëve nëpër Evropë viteve të fundit. Më 2016, një person kishte hyrë me kamion në qendër të Berlinit, duke lënë të vrarë 12 persona.

Top Channel