Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Kongresi i Partisë Socialiste edhe deklaratat e presidentit Meta pak ditë më parë, ku u shpreh i gatshëm të japë dorëheqjen, për të shmangur instalimin e një junte ushtarake.

Rama theksoi se Shqipëria është dhe do mbetet vend anëtar i NATO-s, ndaj presidenti i vendit duhet të jetë i qetë dhe të mos ketë merakun e instalimit të juntës ushtarake.

“Zoti President, rri i qetë, sepse jemi e do të mbetemi vend i NATO-s. Nëse s’më beson mua, ti beson Pandin dhe sa të kemi Pandin, ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës, fundi politik i Lulit dhe Monikës, nuk duhet të jetë problemi im dhe yni, dhe mos i shko më në mend ato gjëra se na hutove”, ka thënë Rama.

Top Channel