Në karrierën tonë gjithmonë luajmë role të ndryshme dhe disa prej nesh marrin edhe rolet prestigjioze, si shefa apo drejtuesit e grupeve të punës më pak ose shumë punonjës.

Por, jo për të gjithë është e thjeshtë dhe e natyrshme të kenë vartës për të menaxhuar dhe udhëzuar në punën e tyre.

Bazuar në Shenjën tonë të Zodiakut, Horoskopi na tregon se çfarë lloj “bosi” mund të jemi, cilat janë pikat e forta dhe dobësitë tona.

Le të na ndriçojnë yjet në udhëtimin tonë profesional!

FOTO GALERI
1/12
Dashi - Për ju që të luani rolin e "shefit" është e natyrshme, spontane. Ju keni lindur për të qenë udhëheqës dhe nuk ju intereson ku ose çfarë. Në këtë pozicion ju jeni në gjendje të jepni më të mirën tuaj. Ju jeni miqësor, tolerant dhe mirëkuptues ndaj vartësve tuaj. Vlerësoni ata që ju kërkojnë këshilla dhe mendime për atë që bëjnë, por në të njëjtën kohë ju doni që ato të bëhen shpejt autonomë. Jo rrallë, vendosni raporte miqësore me ata që punoni edhe jashtë vendit të punës.

Top Channel