Bashkë me Myrto Uzunin në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare, këtë të shtunë ishte i pranishëm edhe sulmuesi tjetër Bekim Balaj.

Shkodrani nuk foli për largimin e trajnerit Panucci. ndërsa u ndal te sfida e radhës dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Çfarë nuk shkoi dje me Turqinë?
Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot vlerën tonë reale. Goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u penalizuam. Kjo ndikoi shumë edhe te besimi i skuadrës.

Sa e rëndësishme është fitorja në sfidën me Andorrën?
Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore”.

Pas humbjes me Turqinë, besoni ende te kualifikimi?
Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë. Pak rëndësi ka historia se si e kemi nisur, po të shohim historinë, ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar. Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë, kemi arritur të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo, të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve të tjera që kemi në grup.

Top Channel