“Ulërima”, piktura e Edvard Munch, është një nga më të famshmet në historinë e artit, por, nëse keni menduar se vepra e artit tregon një person që ulërin, mund të keni keqinterpretuar punën e autorit.

Me “Ulërimën”, Munch rikthen në kujtesë një mbresë personale nga një perëndim dielli spektakolar në Oslo, që i dha qiellit dhe reve një ngjyrë të kuqe dramatike, sipas Xhulia Bartrum, kuratore e një ekspozite të pritshme që i kushtohet artistit në muzeun britanik të londrës.

“Qielli me ngjyrë të kuqe gjaku, e bënte artistin të ndjente ankth – thotë Bartrum për CNN. Vepra e artit është një refleksion i gjendjes së brendshme të vetë artistit” shton ajo.

Dhe artisti, ka shkruar një shënim në kanavacë; ndjeva ulërimën e madhe të natyrës. Gjatë viteve, imazhi është përdorur edhe në fushata politike, si ajo për çarmatimin bërthamor, por Munch, me punën e tij ka shprehur një emocion personal dhe nuk kishte aspak ndër mend që vepra të shfrytëzohej si një mesazh publik.

Top Channel