Teksa Bashkia Tiranë po fillon përgatitjen në sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të turit “Bashkia që duam” të kryeministrit Rama, ku pritet edhe konfirmimi i Veliajt si kandidat për një mandat të dytë. PD akuzon se me këtë veprim nisin edhe shkeljet e ligjit elektoral.

“Ende pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, Bashkia Tiranë dhe stafi i turbulluar i LaliErit shkelin me dy këmbë ligjin elektoral. Posterat në video janë thirrje për të marrë pjesë në takimin e Partisë Socialiste të dt. 23 mars, ku do të prezantohet lista e Këshilltarëve Bashkiak Tiranë. Këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte”, thuhet në reagimin e PD, duek cituar dy nene të kodit zgjedhor atë 77 dhe atë 79.

“Pa filluar zgjedhjet, dhe ja sesi pushteti ju rikthye zakonit të vjetër : atë të shkeljes së ligjit elektoral, atë të manipulimit të elektoratit… Ndërkohë që përgëzoj qytetarin që ka zbatuar ligjin duke i hequr posterat ilegale të Bashkisë Tiranë, i bëj thirrje KQZ-së të shprehet mbi këtë rast i cili konfirmon cdo qëndrim të opozitë se në situatën aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.”, thuhet më tej në reagim.

Top Channel