Një sasi prej 57 kg kanabis është sekuestruar prej departamentit të anti drogës së policisë së Igumenicës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në Qafë Botë.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte dërguar në brendësi të kufirit me mushka dhe në vazhdim ishte fshehur në pyll, ku edhe ruhej prej një 27-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua.

Prej hetimeve rezultoi se 27-vjeçari ishte roja i drogës, të cilën do t’ia dorëzonte një 35-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim prej autoriteteve greke tashmë.

27-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, ishte deportuar më parë prej Greqisë. I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij, iu dorëzuan gjykatës së Igumemicës, e cila e la në burg deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel