Mashtruesi indian Konsull i Shqipërisë, Bushati: Verifikimin e bëjnë agjencitë e specializuara

22/03/2019 21:41

Ish-ministri i jashtëm, Ditimir Bushati ka reaguar në lidhje me emërimin si konsulli i Shqipërisë në Nigeri, të njërit prej dy vëllezërve Sandesara të shpallur në kërkim nga India për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

Teksa Nitin Sandesara është bërë konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri, Bushati në reagimin e tij thotë se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e nuk ka qenë detyra e tij që të bëjë verifikimet.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në mënyrë rigoroze procedura”, thuhet në reagimin e tij.

Top Channel