Vera e 2016-ës ishte e zjarrtë për futbollin shqiptar, pasi Kombëtarja Kuqezi siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në fazën finale të një kompeticioni të rëndësishëm, siç ishte Kampionati Europian “Francë 2016”.

Performanca e djemve të De Biasit ishte vërtetë për t’u duartrokitur, me kuqezinjtë që treguan se janë një kockë e fortë si ndaj Francës, ashtu edhe ndaj Zvicrës, ndërsa m poshtën Rumaninë me rezultatin minimal 1-0.

Por krahas fushës, Shqipëria shkëlqeu edhe në tribuna, ku krahas mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, të cilët ngjyrosnin kuqezi shkallët e stadiumit, shpalosi edhe bukurinë femërore, që përfundoi në kopertinat e mediave botërore.

Rike Roçi, Irid Oksa dhe shumë të tjera, ishin ato që nën ngjyrat kuqezi, tërhoqën vëmendjen në stadiumet franceze dhe në të gjithë botën e futbollit.

Sot Kombëtarja, nën drejtimin e Christian Panuccit, do të nisë një tjetër rrugëtim, atë të eliminatoreve të Euro 2020-ës, ndërsa objektivi është edhe këtë herë, që kuqezinjtë të përfaqësohen denjësisht edhe në verën e vitit 2020, në stadium dhe në tribuna.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel