Jessie J ka diçka për të treguar dhe nuk është ajo që duket

22/03/2019 18:44

Këngëtarja me famë botërore, Jessie J vazhdon të na habisë. Në postimin e fundit në Instagram, ajo ka ngjallur një sërë reagimesh, ku është shfaqur e veshur me bikini të zeza dhe një bluzë rrjetë.

Por ajo çfarë “ngacmoi” fansat ishte se fotoja e saj pa filtra ku dukej qartë celuliti.

Mesa duket sinqeriteti i saj për ta pranuar veten ashtu siç është ka bërë që reagimet ‘të shpërthejnë”.

“Po e di që kam celulit, kam pasqyrë në shtëpi”- shkruan ajo.

Kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja po shijon lidhjen e saj me aktorin e famshëm Channing Tatum.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel