Tottenham Hotspurs prezantuan me krenari një video përmbledhëse të punës kolosale që çoi në ndërtimin e stadiumit të ri, një “time-lapse” fantastik që tregon impiantin 1 miliard paundësh në Londër.

Që nga hapat e parë të projektit në vitin 2016 e deri në mesin e këtij muaji, kjo arenë fantastike do të testohet seriozisht të dielën në një event madhor.

Skuadra e Londrës veriore shpresonte të luante ndeshjet e para në nisjen e këtij sezoni, por shtyrja e punimeve dhe vonesat burokratike bënë që të jetë gati vetëm në muajt final të kampionatit. Por tashmë pritja për futbollistët dhe tifozët ka mbaruar.

Impianti i ri me 62 mijë vende po cilësohet si një nga stadiumet më të bukur dhe më modern të globit.

Në testin e parë këtë të dielë do të jenë të pranishëm 30 mijë tifozë ndërsa më pas do të impenjojë stafin në ndeshjen e legjendave mes Spurs dhe Inter, në praninë e 45 mijë vetëve, por ndeshja e parë e vërtetë do të jetë ndaj Crystal Palace në 3 prill, atëherë kur Tottenham shpreson se do marrë suksesin e parë në premierën e stadiumit.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel