Kombëtarja Shqiptare i është drejtuar stadiumit “Loro Boriçi”, ku futbollistët do të bëhen gati për të dalë në nxehjen e zakonshme përpara sfidës me Turqinë, e programuar për në orën 20:45.

Në orën 17:00, tekniku i kuqezinjve bëri një mbledhje me skuadrën, ku zbuloi formacionin dhe ju dha detyrat e fundit taktike futbollistëve që do të zbresin në fushën e lojës nga minuta e parë.

Burime nga skuadra kuqezi njoftojnë se Panucci e ka ndarë mendjen për 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, ndërsa dy janë suprprizat e teknikut italian.

E para lidhet me sulmin, ku nga minuta e parë do të luajë Bekim Bala, njeriu që ka shënuar shumë herë në Shkodër dhe që “bekoi” Kombëtaren në Portugali, me gol në ndeshjen e parë të edicionit të eliminatoreve Euro 2016.

Surpriza tjetër është lënia në stol e Eros Grezdës dhe aktivizimi si sulmues i djathtë, i futbollistit të Metzit në Francë, Ivan Balliu.

Top Channel