Qeveria e Futbollit Europian, UEFA vendosi të mos e privojë Cristiano Ronaldon nga ndeshja e ardhshme në Ligën e Kampioneve.

Komisioni i Disiplinës në UEFA gjobiti portugezin e Juventus me 20 mijë Euro por nuk e sanksionoi me një masë më të rëndë për festimet e ekzagjeruara në kualifikimin e bardhezinjve në dëm të Atleticos së Madridit.

Në ditët e kaluara pas hapjes së procedimit hetimor, u përfol se Cristiano Ronaldo do të humbiste sfidën e ardhshme ndaj Ajaksit, por ndëshkimi i dhënë nga UEFA ka një natyrë krejtësisht ekonomike, dhe të papërfillshme si për Juven ashtu edhe për lojtarin.

Masa disiplinore është e njëjtë me trajnerin Diego Simeone, autor i të njëjtëve gjeste, por në ndeshjen e parë Atletiko Juve në stadiumin “Uanda Metropolitano”. Ironia që pasoi në rrjetet sociale për pagesën e gjobës ishte një festë më vete për tifozët e Juventus, madje duke e krahasuar me skena të filmit të Di Caprios ‘The Wolf Of Wall Street’.

Kështu skuadra torineze do të ketë në fushë futbollistin më të rëndësishëm në Amsterdam Arena të mërkurën e 10 prillit kundër Ajaksit. Në lojë është një vend në gjysmëfinalet e Champions league, që do të zyrtarizohet në ndeshjen e kthimit në Juventus Stadium në 16 Prill.

Top Channel