Rudina Hajdari i sulmon të gjithë; “Në ditët në vazhdim, nisma ligjore për një qëllim madhor”

21/03/2019 20:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari që nuk e la mandatin foli sot në Kuvend për arsyet e këtij vendimi. Ajo tha se vendi ka pasoja negative nga vendimi i opozitës. Hajdari lajmëroi se në ditët në vijim do të paraqiste nisma ligjore në të mirë të vendit. Ajo thotë se i duhet dhënë fund modelit të vjetër politik dhe do punojë që të sjellë një frymë të re.

Dy deputetët demokratë që nuk pranuan të digjnin mandatet, në një prononcim për Top Channel teksa dilnin nga seanca plenare, kanë theksuar se në këtë situatë të vështirë politike, lufta duhet të vazhdojë brenda Parlamentit.

“Kuptohet që nuk jemi në një situatë të lehtë, është një situatë e vështirë. Nuk mund të sillemi dot sikur jemi në një situatë që mund të vazhdojë aktiviteti parlamentar normal. Patjetër që jemi duke mbështetur protestuesit që janë jashtë parlamentit. Një nga çështjet kryesore besoj është shitblerja e votës. Pra duke qëndruar brenda sistemit ne mund ta zgjidhim”, tha Rudina Hajdari.

“Isha në Kuvend sot, një ditë para 27 vjetorit kur më 22 mars shqiptarët rrëzuan me votë Partinë e Punës por jo komunistët nga pushteti”. Demokratë apo socialist nuk bëhesh dot me vendim të një grushti bilbilushash që mendojnë se ngrenë dorën si manikin dhe të përjashtojnë. Unë demokrat jam bërë vetë, kam ardhur në atë parti në 8 dhjetor të 90’ pa më dërguar sigurimi I shtetit dhe pa më thirrur Xhelil Gjoni”, tha Myslim Murrizi.

Vendimi i deputetëve, i ka distancuar me kolegët e opozitës.

“Sic jeni në dijeni për shkak të ngjarjeve të fundit kontaktet e mia skanë qenë të afërta”, thotë Rudina Hajdari.

Për t’I dhënë fund një modeli të vjetër politik dhe për të sjellë një frymë të re parlamentare, vajza e Azem Hajdarit do të sjellë në vijim idetë e saj si një plan konkret për ta kthyer vendin në normalitet. Si dhe nuk kurseu kritikat gjatë fjalës në seancë plenare për marrëveshjet e fshehta mes partive prapa shpinës të popullit.

“Politika 28 vjeçare nuk është vetëm një model keqqeverisjeje por një armik I urryer I qytetarëve dhe interesave të tyre”, thotë Rudina Hajdari.

Top Channel