Will Smith e Martin Lawrence vijojnë xhirimet për kapitullin e ri “Bad Boys for Life”, personazhet e tyre Marcus Burnett e Mike Lowrey janë parë në aksion nëpër rrugët e Atlantas.

Produksioni ka publikuar një sërë fotosh nga shesh-xhirimi, ku Will e Martin shihen në një motor, të përkushtuar në karakteret e tyre.

Kapitulli i ri do të tregojë historinë e skuadrës së departamentit të policisë së Miamit të angazhuar kundër një grupi narkotrafikantësh. Në kastin e aktorëve janë edhe Vanessa Hudgens, Charles Melton e Alexander Ludwig.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel