Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tepelenë-Krahës, ku një minibus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, duke plagosur 9 persona, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Më të lënduarit janë nisur shumë shpejt me helikopter për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Memaliajt, 18-vjeçarja Shqiponja Xhaferri dhe i fejuari i saj, 26-vjeçari Sokol Brahimi.

Pikërisht 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve të minibusit, 54-vjeçari Syrja Ibrahimi, ishin dy të parët që janë nisur për në Tiranë në gjendje më të rëndë, për t’u pasuar nga 3 të tjerë më vonë, ndërsa personat e tjerë të plagosur kanë marrë mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.

Nga përplasja e fortë, minibusi dhe mjeti “Volkswagen”-i kanë dalë nga rruga, ndërkohë që policia e Tepelenës ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel