Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës folk, Enkelejda Arifi ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projekteve të reja muzikore.

Ashtu siç pritej, Enkelejda e ndezi atmosferën dhe këndoi disa prej këngëve më të pëlqyera nga publiku, duke u përqendruar kryesisht te muzika çame.
Ajo pranoi se “tumankuqen’ ia kërkojnë në çdo event që merr pjesë, madje ka filluar ta këndojë në stile të ndryshme.

Versioni jazz apo rrege ishin ndër më interesantët, edhe pse këngëtarja zgjodhi të performonte vetëm versionin rrege, për vetë faktin se version tjetër kishte nevojë për mbështetje vokale.

Top Channel