Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se zonat e fundit që mbahen nga ekstremistët e ISIS do të bien brenda natës së sotme.

Trump nxori një hartë ku tregoheshin me ngjyrë të kuqe zonat që kontrollonte ISIS kur ai erdhi në pushtet, dhe tha se njolla e fundit e kuqe do të fshihej brenda kësaj mbrëmjeje.

“Këtu është ISIS në ditën e zgjedhjeve, këtu është ISIS tani”, tha Trump me krenari. “Kur erdha unë ishte një lëmsh i madh. Tani ka mbetur një pikë e vogël që do të pastrohet brenda natës”.

Top Channel