Top Story mori në konsideratë për të sjell në transmetim dhe një të moshuar, e cila gjatë rrugës për në protest tregon arsyet se përse ajo I bashkohet protestës së Opozitës.

“Me çdo lloj qeverie unë jam Opozitë, unë dua më të mirën e këtij vendi. Dua të mos më ikin çunat e nënave, gocat e nënave nga Shqipëria. Dua të bëhet një punë e madhe për fshatin, sepse më shumë se gjysma e popullsisë është në fshat që po vuajnë për bukën e gojës”, shprehet Enverie Telhallari, protestuese.

Ajo ka arsye të forta për të protestuar, por më kryesorja është ajo e fëmijëve të saj.

“Djali im është hequr nga puna, nusja ime është hequr nga puna, sepse jemi të LSI-së. Kanë mbetur dy fëmijët e djalit tim pa buk. Shyqyr që kemi ca emigrant jasht shtetit që na dërgojnë 2 lekë dhe ushqehen fëmijët. Sot do jetë plot sheshi, i tej mbushur”, thotë Enverie Telhallari, protestuese.

Top Channel