Foto ilustruese

Një shpërthim eksplozivi raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, rreth orës 01:15.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se sasia e përdorur e eksplozivit ka qenë e vogël, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje , identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel