Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paditur sot në prokurori ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve.

“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”, – thuhet në letrën shoqëruese që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

PD vë në dukje se policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale.

“Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji”, deklaron Bardhi.

Top Channel