Dhjetëra vetë kanë zënë radhën për të marrë shërbimet shëndetësore në Poliklinikën e Vlorës këtë të mërkurë. Godina po rikonstruktohet dhe mjekët janë zhvendosur në këtë mjedis të marrë me qira, por ku kushtet janë të vështira.

“Kam që në orën 4 të mëngjesit”, ankohej një banor.

“Po ti s’e sheh si po rrimë të gjithë këtu, në kushte të vështira?”, i është kundërpërgjigjur një mjeke.

Të moshuarit qëndrojnë gjatë në radhë.

Qyteti i Vlorës, me më shumë se 200 mijë banorë, ka vetëm një poliklinikë, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Por, ende nuk dihet se kur do të përfundojë, në mënyrë që bashkë me punimet të marrë fund edhe vuajtja e qytetareve, që nuk përballojnë dot vizitat te klinikat private.

Top Channel