Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi në të ndjekim pjesën e dytë të asaj që ndoqëm të mërkurën e kaluar.

Javën që lamë pas, Rita Lati, Aleksandër Çipa, Bujar Asqeriu, Maya Aliçkaj, Romeo dhe Donald Veshaj dhe Silda Anagnostina folën për muzikën, traditën dhe kulturën e krahinës së Vlorës.

Në fund të këtij episodi, në studion e Soirée hynë Agron Llakajdhe Ylli Baka me të gjithë tepelenasit e tjerë në studio.

Tashmë, të gjithë do të kemi mundësinë të shohim se çfarë ka pasur pas natës vlonjate.

Pjesë e kësaj mbrëmje, përpos Agron Llakajt dheYlli Bakës, do të jenë edhe grupi “Ali Pashë Tepelena”, Suada Daci, Dorian Koçi e të tjerë.

Mbrëmja e jugut vazhdon sonte në Soirée në orën 22:00, në ekranin e Top Channel.

Top Channel