Aksion kundër prostitucionit në Kosovë, ndalohen 11 shqiptar

20/03/2019 20:01

Mes 20 personave të arrestuar nga policia kosovare në bizneset e masazhit në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë janë edhe 11 shtetas nga Shqipëria.

Aksioni kundër trafikut të qenieve njerëzore “MASAZHI 2019” kishte si objektiv 48 biznese masazhi, të cilat u kontrolluan dy muajt e fundit në kryeqytetin kosovar dhe Fushë Kosovë. 22 prej tyre u mbyllën.

Përveç shtetasve nga Shqipëria janë arrestuar dhe 6 tajlandeze, 1 italian dhe një rumun.

Ndaj disa prej tyre rëndojnë akuzat për mundësim ose detyrim prostitucioni dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.

Top Channel