Turqia përsëriti të hënën se ajo dhe Irani po kryenin një operacion të përbashkët kundër militantëve kurdë, pavarësisht nga se Teherani zyrtar mohoi përfshirjen e tij në këtë ndërhyrje.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se operacioni i përbashkët që synonte militantët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cilësuar e jashtëligjshme nga Turqia, ishte i pari i këtij lloji dhe se shpresonte se do të kishte të tjerë në ditët e ardhshme.

Më parë të hënën, agjencia gjysmë zyrtare e Iranit, Fars, njoftoi se ushtria e saj mohoi përfshirjen në operacion, pasi Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu tha se të dy vendet po kryejnë një operacion të përbashkët kundër PKK.

“Ushtria turke kreu operacionin kundër PKK, por forcat e armatosura të Iranit nuk ishin pjesë e operacionit”, tha një burim i forcave të armatosura të Iranit.

“Forcat e armatosura të Iranit do të kundërshtojnë ashpër çdo grup që synon të krijojë pasiguri në vendin tonë”, shtoi burimi.

Ndërkohë, ajo që nuk dihet akoma, është arsyeja pse dy vendet po japin versione të kundërta për ngjarjen dhe a është përfshirë vërtetë Irani në operacionin kundër PKK-së.

Top Channel