Futbolli shqiptar përmendet më së shumti në episodet negative për dhunë dhe trukime, por së fundmi në njollën e Kategorisë Superiore, u shtua edhe një akuzë racizmi.

Skuadra e Tiranës denoncoi arbitrin Olsi Sokoli për racizëm në ndeshjen që bardheblutë zhvilluan ndaj Kastriotit, diçka që rëndon edhe më shumë pozitat e gjyqtarit pas drejtimit sipas tyre skandaloz në sfidën me krutanët.

“Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti – Tirana. Gjatë 90 minutave, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur të ndikojë në rezultatin final. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo, e me tej ka dëmtuar skuadrën me vendime arbitrare. Fjalori me të cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranës dhe stafin, bën klubin të kërkoje një dënim radikal. Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli për gjykim të paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste”, thuhet në reagim zyrtar.

Tirana humbi 1-0 ndaj Kastriotit në ndeshjen e zhvilluar në 17 Mars, ndërsa trajneri Mema protestoi ashpër në pushim dhe në përfundim të sfidës ndaj arbitrit, e tani rrezikon dënim të rëndë nga Disiplina.

Top Channel