A janë këto kohëra të mira për art? Krijuesit nuk mendojnë kështu, por pasioni dhe ndjesitë e tyre I shtyjnë të krijojnë. Vepra e artit është një marrëdhënie e madhe emocionale, që duhet të përcillet tek publiku.

Prandaj edhe punët e Adriand Devollit kanë një trajtim të veçantë piktork. Destinacioni i tij është liria.

Çdo pesë vjet ai vjen me një ekspozitë të re. Adi Devolli kësaj here ka sjellë që ti kushtohet tërësisht një analize të thellë të figurës njerëzore. të hapësirave publike, të kuajve, por kjo e veshur e gjitha me një fashion bashkëkohor.

“Kjo vjen si domosdoshmëri e krijuesit. Sepse krijuesi duhet të përballet me kolegët e tij në radhë të parë. Për artin specifik, që është arti figurativ. kërkon një marrëdhënie me publikun. Si do ta presë publiku? Mbi të gjitha publiku që është më artdashës në këtë punë. Është shumë e rëndësishme. Kjo të jep një spunto në krijimtarinë tënde. Në pesë vjeçarin tjetër mendoj që do të jetë një diçka tjetër”, tha  Adrian Devolli, piktor .

Ai ka diversitet në teknikë në çdo telajo, ku përzihet imagjinata dhe emocioni. Mjeshtri Devolli idnetifikohet kështu si një ndër piktorët më të rëndësishëm të brezit të tij.

“Emocioni mund të merret nga një objekt real. Por ky nëpërmjet subkoshiencës transmetohet në një gjuhë artistike, ku hyn ekuilibri, forma, grafika, shpërndarja koloristike, harmonia koloristike, dizonanca. Sa më të ndërthurura të jenë këto elementë, aq më shumë kjo vepër arti transmeton tek publiku”, u shpreh piktori.

20 tablot e tij me dimensione të mëdha në këtë ekspozitë personale qëndrojnë për publikun në Galerinë Kalo.

Top Channel