Qëndrimi i Presidentit në kriza politike shihet si i rëndësishëm, sepse figura e tij vlerësohet se qëndron mbi palët. Por për analistin Frrok Çupi, kjo në rastin e Metës nuk qëndron.

Në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi shprehet se Meta nuk është personi i duhur, kjo pasi siç thotë ai është një president i ardhur nga konflikti politik si dhe nga një parti ‘e mallkuar në publik’.

“Presidenti është në panik. Ky president vjen nga konflikti politik. Zgjedhja e tij si President erdhi për të zgjidhur një konflikt politik. Ai vjen nga një parti e mallkuar në publik, vjen si parti ekstreme e majtë, por bën si e djathtë”, u shpreh Çupi.

Top Channel