Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të hapë garën për plotësimin e pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli garën për kryeprokurorin e ri të Shqipërisë.

Nga sot aspirantët për të drejtuar akuzën shqiptare kanë 30 ditë kohë për të aplikuar.

Mësohet se Arta Marku Prokurore e Përkohshme në detyrë do të jetë një prej aplikantëve për mandatin 7 vjeçar.

Po ashtu një tjetër kandidat që pritet të aplikojë është edhe prokurori Olsian Cela.

Në korridoret e Prokurorisë së Përgjithshme, një tjetër kandidat që po diskutohet se do të aplikojë, është ish-kreu prokurorisë së krimeve të rënda Adnan Xholi.

Gjatë mbledhjes së sotme duke nisur diskutimin për miratimin e rregullores së konsultuar me ndërkombëtarët, KLP hodhi një tjetër hap që bën të mundur krijimin e prokurorisë speciale SPAK. Gent Ibrahimi Kreu KLP tha se tek 27 aplikantët për në SPAK do të shikohet vendosmëria karakteriale sikurse vendosmëria personale.

Kur të jetë zgjedhur trupa e prokurorëve të SPAK më pas mes tyre do të zgjidhet kreu këtij organizmi prodhuar nga reforma në drejtësi dhe ngulmimi i SHBA dhe BE.

Top Channel