Finalistja e “The Voice Kids 2”, Klea Çutra ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.

Pas pjesëmarrjes në “The Voice Kids” Klea ka vazhduar të merret me muzikë, duke publikuar në Instagram cover-a të këngëve më të njohura shqiptare.
“Plas” nga Flor Mumajesi, “Ktheju Tokës” nga Jonida Maliqi apo “Tavolina e Mërzisë” nga Elvana Gjata, kanë qenë më të pëlqyerat e publikut, madje edhe vetë këngëtarët në fjalë e kanë përgëzuar Klean dhe i kanë shpërndarë videot në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë Klea tregoi se Elvana ka filluar ta ndjekë në instagram disa muaj më parë, kur jo vetëm nuk kishte lançuar këngën “tavolina e mërzisë”, por ishte gati inekzistente në rrjetet sociale.

Dhe si për çudi ky lajm mori dhenë në gjithë Dibrën, para se të merrej vesh nga vetë Klea, e cila jeton aty dhe konsiderohet krenaria e qytetit.

Top Channel