Cikloni Idai ka shkaktuar dëme masive dhe të tmerrshme në Mozambik, ku sipas Kryqit të Kuq ndërkombëtar, dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe erës së fortë, që ka shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa.

Era arriti shpejtësinë e 177 km në orë dhe cikloni përllogaritet se i ka marrë jetën të paktën 150 personave në Afrikën Jugore me bilancin që është i destinuar të rritet akoma më shumë.

Në Mozambik, Zimbabve, Malavi etj., situata është kritike. Më shumë se 80 viktima raportohen në Zimbabve, ndërsa në Malavi flitet për të paktën 122 të vdekur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat që i paraprinë ciklonit.

68 është bilanci i viktimave në Mozambik, ndërkohë që më shumë se 1500 persona janë lënduar nga pemët e shkulura me rrënjë dhe nga mbeturinat që era merrte me vete.

Top Channel