Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Me 67 ditë në krye të renditjes imponohet tani si kënga e një artisteje femër që ka kaluar më shumë kohë në krye të klasifikimit amerikan të iTunes. Ylli i popit ka lënë pas kështu rekordin e Adele, që në 2015 kishte pushtuar tregun amerikan me këngën Hello.

Kënga e përfunduar në shtator 2018, është rikthyer në krye të klasifikimeve pas performancës emocionuese të Lady Gaga dhe Bradley Cooper në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar.

E ky është një moment magjik për Lady gaga në nivel profesional, ndërkohë që në planin privat, javët e fundit nuk kanë qenë të lehta; ka anuluar martesën me Cristian Carino, ka mohuar një flirt me kolegun Bradley Cooper dhe ka përgënjeshtruar një shtantazh që përflitej. Por ajo që i kthen buzëqeshjen, është muzika dhe skena, nga e cila nuk mundet të qëndrojë larg.

Top Channel