Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me eksploziv.

Duke e konsideruar si “akt terrorist”, lënda shpërthyese ishte vendosur 5-6 metra mbi nivelin e tokës, ndërsa dyshohet se ka qenë shpërthim me fitil-përcjellës.

Kjo nuk është hera e parë që një linje të tensionit të lartë, i vihet tritol.

Top Channel