“Euro 2020″/ Grezda e Sadiku: Synojmë 6 pikët

18/03/2019 17:06

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e para eliminatore e Turqinë dhe andorrën. te Kuqezinjtë është kthyer pas një kohe të gjatë, sulmuesi Armando Sadiku i cili vuajti një dëmtim të rëndë me futbollistin që nuk e fshehu gëzimin e tij.

Sadiku shprehu besimin e tij për marrjen e rezultateve pozitive në këto dy ndeshje.

“Jam rikthyer pas 1 viti. Jam i lumtur, me energji dhe pozitivitet. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Kemi treguar që nëse luajmë si grup marrim rezultatet pozitive. Ka munguar goli, shpresoj që me rikthimin tim të arrij të shënoj dhe të marrim atë që të gjithë shqiptarët presin. Kur vjen me Kombëtaren është diçka tjetër. Është një ndjenjë që e ke përjetuar që fëmijë. Është një gjë shumë e veçantë. Nuk e di kush është Durmishaj. Nuk e njoh. Thjesht kam lexuar disa lajme. Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit. Ka emra më të mirë se ne. Pavarësisht se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Ishalla me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur”, tha Armando Sadiku, futbollist i Kombëtares.

Edhe Eros Grezda pranoi se ka kaluar një periudhë të vështirë, por tani është gati për këto dy ndeshje nga të cilat ai shpreson të marrë maksimumin
“Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta. Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëtën gjë kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar”, tha Eros Grezda/futbollist i kombëtares.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Turqisë në 22 mars në Loro Borici të shkodrës, më pas do të udhëtojë drejt Andorrës ndaj së cilës do të luajë në 25 mars

Top Channel