Policia e Kansasit në SHBA, ka publikuar pamjet nga operacioni i policisë që përfundoi me vdekjen e një gruaje të armatosur.

Pamjet e filmuara kamerat e trupit të efektivëve tregojnë momentin e tensionit kur policët qëlluan 26-vjeçaren, Ciara Howard në gusht 2017.

Pas 3 orësh negociatash, ajo vepronte çuditshëm, kundërshtonte urdhrat e policisë dhe në fund i drejtoi armën efektivëve, çka solli edhe vdekjen e saj.

Pamjet u publikuan në përfundim të çështjes për të justifikuar si të drejta veprimin e efektivëve të Kansasit.

Top Channel