Humbja e Romës të shtunën hap skenare të reja për derbin e Madonninës mes Milanit e Interit që do të luhet sot në mbrëmje. Dy skuadrat milaneze kanë në duart e tyre shansin ideal për të hiipotekuat vendin e tretë në klasifikim për do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Duke parë që Roma tani është disi e distancuar prej tyre, sfida e sotme pritet të jetë akoma më spektakolare me trajnerët Gattuso e Spalletti që kanë mundësi të aplikojnë lojë sulmuese pa bërë shumë llogari.

Ndërkaq, derbi i Milanos e ka vënë një rekord të ri për Serinë A, atë të të ardhurave nga biletat. në fakt janë shitur të gjitha biletat dhe në stadium do të jenë më shumë se 75 mijë persona me San siron që ka arkëtuar 5.7 milionë euro. Një ambient i tillë nuk shihej në Itali prej kohësh.

Milani ka të gjitha mundësitë t’i vrasë sezonin Interit dhe të rrisë diferencën me të në +4 pikë që do të thotë konsolidim i vendit të tretë. për më tepër, kuqezinjtë do të kërkojnë të hakmerren për humbjen në derbin e fazës së parë ku ai që i ndëshkoi ishte pikërisht Mauro Icardi i cili këtë radhë nuk do të jetë në fushën e lojës.

Nga ana tjetër është një Inter i plagosur dhe në krizë që kulmoi me eliminimin e tij nga Europa League dhe pikërisht për këtë sipas Gattusos pritet të jetë një skuadër e frikshme.

Top Channel