Adriatik Rrasa, nga Babunja e Lushnjes, është një mjeshtër i gdhendjes së gurit, drurit, por edhe i thurjes së rrogozeve tradicionale, që në zonën e Myzeqesë më parë i gjeje në çdo shtëpi.

Që nga viti 1986, kur ndiqte shkollën e mesme në Lushnje, Adriatiku ishte i apasionuar pas gdhendjes, ndaj, jo rastësisht edhe djali i tij ka zgjedhur skulpturën, pasi është rritur mes një pasurie të madhe artistiko-arkeologjike që familja Rrasa ruan.

Banesa e Adriatikut ndodhet vetëm 200 metra larg rrënojave të qytetit antik të Arnisës, që ka një histori interesante dhe tërheq shumë turistë shëtitës. I vëmendshëm ndaj kësaj pasurie, por edhe shoqëues dhe vëzhgues i çdo ekspedite në zonë që nga viti 1986, Adriatiku është i pakënaqur me mënyrën sesi trajtohet Arnisa, kjo vlerë e madhe arkeologjike dhe turistike.

Adriatiku vijon i palodhur punën si mjeshtër, pa asnjë nxitje financiare nga shteti, por duke shtuar në mënyrë të pakushtëzuar një pasuri artistike e shpirtërore që do t’u ngelet brezave.

Top Channel