Zinedine Zidane e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij të dytë në stolin e Realit të Madridit. Në Santiago bernabeu skuadra merenges mundi Celta Vigon me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 54 pikëve.

Reali i Madridit e zgjidhi këtë ndeshje në pjesën e dytë të saj, ndërkohë që të parën e mbylli në barazimin 0-0. Reali e mori avantazhin me Iscon që me ardhjen në stol të Zidane rikthehet në formacion, gol që erdhi pas atij të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje të Varane.

Uellsiani Gareth Bale vulosi rezultatin 2-0 për Los Blancos që e ngushtojnë në 2 pikë diferencën me Atleticon e vendit të dytë me skuadrën e Simeones që u mund nga Bilbao 2-0 me gola të Inaki Williams e Kodros.

Top Channel