Vajza e Michael Jackson, Paris Jackon, raportohet se ka përfunduar në spital pas një tjetër tentative vetëvrasjeje.

Burimet familjare, shkruan Daily Mail, thonë se tentativa për vetëvrasje është e lidhur me akuzat se babai i saj Michael Jackson keqtrajtonte seksualisht të miturit.

Raportohet se shërbimet e emergjencës kanë shkuar me urgjencë në shtëpinë e saj këtë mëngjes. Fatmirësisht bëhet e ditur se aktualisht ajo është në gjendje të qëndrueshme.

Ky nuk është rasti i parë i saj i tentativës për vetëvrasje, prej kohësh ajo ka pranuar problemin e saj me depresionin.

Top Channel