Protestat javore në Bregun perëndimor, gjatë kufirit në Gaza mes Palestinës dhe Izraelit, u anuluan për këtë të premte, pas një përshkallëzimi serioz të situatës një natë më parë, midis terroristëve palestinezë dhe Izraelit.

Lajmi u njoftua nga vetë organizatorët e protestës, ndërsa kjo ishte e premtja e parë, në thuajse një vit, që palestinezët nuk protestuan në kufirin me Izraelin.

“Në përputhje me interesin publik, komisioni ka vendosur të shtyjë në mënyrë të jashtëzakonshme aktivitetet e tij të planifikuara për këtë ditë”, tha në një deklaratë organizmi që organizon protesta.

Protestat do të rifillojnë në javët e ardhshme, me përgatitjen e veçantë për një vjetorin e fillimit të tyre, më 30 mars të vitit të kaluar, thuhej më tej në komunikatë.

Anulimi, i pari i këtij lloji në një vit, erdhi pasi dy raketa u hodhën nga Gazia në Tel Aviv, të enjten në mbrëmje, në atë që ishte sulmi i parë i tillë që nga viti 2014.

Izraeli tha se aeroplanët e saj goditën më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza, gjatë natës, ndërsa në përgjigje dhe grupi terrorist gjuajti nëntë raketa në zonat kufitare izraelite.

Një zyrtar i komitetit organizativ, duke folur në kushte anonimiteti, tha se protestat u shtynë “për të mbrojtur popullin tonë për shkak të përshkallëzimit dhe agresionit izraelit”.

Protestat shpesh kanë degjeneruar në trazira masive përgjatë rrethimit, duke hedhur gurë, bomba molotov dhe granata dore në trupat izraelite, duke djegur goma dhe duke u përpjekur të shkelin gardhin e sigurisë. Ushtarët izraelitë zakonisht përgjigjen me gaz lotsjellës dhe në disa raste hapin edhe zjarr.

Top Channel