Laçi-Flamurtari është një prej 3 sfidave të parashikuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj fundjave në Kategorinë Superiore.

Pas pushimit 1 javor, skuadra vlonjate vjen në këtë ndeshje me synimin për të fituar, por përballë do të ketë një skuadër që ka bërë ndryshime në stol teksa drejtimin e saj e ka marrë një trajner si Sulejman Starova.

Në radhët e skuadrës së Ilir Dajës është edhe Argjend Mustafa, i cili ka një të kaluar të skuadra e Laçit. Futbollisti deklaroi se ai do të japë maksimumin për skuadrën e tij aktuale.

Përveç Laçi-Flamurtari, për këtë javë do të luhen edhe ndeshjet Kastrioti-Tirana dhe Partizani-Teuta. ndërsa Luftëtari që do të duhej të luante me Kamzën, do të marrë 3 pikët në tavolinë pas përjashtimit të Kamzës nga aktivitetet futbollistike.

Top Channel