Pompeo: Shpresojmë që të vijojmë negociatat e denuklearizimit me Korenë e Veriut

16/03/2019 03:41

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se mund të vazhdojnë të mbajnë bisedime për denuklearizimin me Korenë e Veriut, tha Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo të premten, pas raportimeve se një zyrtar i lartë i Penianit kishte thënë se vendi mund të pezullojë negociatat.

Pompeo, duke folur në një konferencë shtypi, tha gjithashtu se kishte çdo shpresë që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbante angazhimin e tij për të mos rifilluar testimin bërthamor dhe raketor.

“Ne shpresojmë që mund të vazhdojmë të kemi biseda dhe negociata”, u tha gazetarëve diplomati i lartë i SHBA, duke shtuar se zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, kishte lënë mundësinë e bisedimeve të vazhdueshme në vërejtjet e raportuara.

“Është dëshira e administratës që të vazhdojmë të kemi biseda rreth kësaj çështjeje”, shtoi Pompeo.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë thënë se mbeten të hapura për bisedime, pasi samiti i dytë midis Kim dhe Presidentit Donald Trump u mbyll muajin e kaluar pa marrëveshje, por nuk kanë dhënë asnjë specifikë.

Top Channel