Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës 12 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Maranaj”, të cilët pritet të njihen me masën e sigurisë.

Ata u arrestuan nga policia me dyshimin se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua dhe njiheshin ndryshe edhe si banda e fajdeve.

Ata akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim krimi”.

Ja kush janë të arrestuarit:
1. Byrhan Alija. 61 vjec nga Shkodra
2. Edi Memcaj, 33 vjec nga Shkodra
3. Adri Bala 22 vjec, nga Shkodra;
4. Artan Dragani 39 vjec nga Shkodra
5. Marjan Bregu 31 vjec nga Shkodra
6. Vinko Nikprelaj 37 vjec lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;
7. Eduard Fusha, 38 vjec nga Shkodra
8. Elidon Qerimaj, 41 vjec, nga Shkodra
9. Pashko Vuksanlekaj, 54 vjec nga Shkodra;
10. Lul Sylja, 48 vjec nga Shkodra;
11. Naim Ahmetaj 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12. Ilir Sokoli

Top Channel