Ishin një ndër çiftet më të famshme të ekranit në vitet ’80, në filma si “Romancing the Stone” dhe “The War of the Roses”.

Tani, Michael Douglas e Kathleen Turner do të punojnë sërish bashkë në komedinë e “Netflix”, “The Kominsky Method”.

“Variety” shkroi se fillimisht për rolin ishte menduar Jacqueline Bisset, por ndryshuan mendje prej origjinës franceze.

Në “The Kominsky Method”, Michael Douglas e Alan Arkin janë dy miq që përballojnë pashmangshmërinë e kalimit të viteve në zemër të Los Anxhelosit, një qytet që i jep përparësi rinisë dhe bukurisë.

Kathleen Turner do të interpretojë Ruth Bederman, ish-gruan e Sandy (Michael Douglas) dhe mamanë e Mindy (Sarah Baker).

Top Channel